Abissnet Superiore

Më i spikaturi në ndeshjen e fundit, Laçi pa mesfushorin ndaj Partizanit

Laçi ia doli të rikthehej te fitorja në ndeshjen e fundit të kampionatit teksa mposhti me rezultatin 2-4, Teutën. Një nga lojtarët më të spikatur në fushë për kurbinasit ndaj durrsakëve ishte Ardit Deliu me mesfushorin që realizoi dy gola, teksa vlen të përmendet realizimi i dytë që ishte një perlë e vërtetë nga distanca.

Kavajasi konfirmohet si një nga futbollistët më të rëndësishëm për trajnerin Mirel Josa, mirëpo ky i fundit në ndeshjen e radhëes ndaj Partizanit do t’i duhet të ndërtojë një formacion pa prezencën e 24-vjeçarit. Deliu u ndëshkua me karton të verdhë ndaj Teutës dhe në këtë formë do të duhet të shlyejë një javë pezullim për t’u rikthyer më pas në takimin e radhës ndaj Vllaznisë.

Këtë sezon kurbinasit pavarësisht startit negative, me teknikun Josa kanë rigjetur versionin e tyre më të mirë dhe janë një nga skuadrat pretendente për triumfin final, ndërsa gjenden në vendin e tretë me 31 pikë (po aq sa edhe Kukësi i vendit të dytë) dhe kanë një diferencë me vetëm gjashtë pikë nga kryesuesit e Tiranës.

Quiz: Gjeni lojtarët në foto…

Testoni njohuritë tuaja mbi lojtarët e Premier League...

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency