Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

“Më ka thirrë Atdheu”, Ballistët karikojnë Kombëtaren: Gati për Tiranë

Muaji qershor rikthen kombëtaren e Shqipërisë në fushë. Kuqezinjtë e Sylvinhos presin Moldavinë në “Air Albania” (17), ndërkohë që tri ditë më vonë do të luhet transferta ndaj Ishujve Faroe.

Tifozët premtojnë mbështetje për Shqipërinë, ndërkohë që presin fitoret e para në grupin E të eliminatoreve të Euro 2024. Ku bëjnë pjesë edhe Polonia dhe Çekia.

Lexo edhe: 

Ballistët, tifogrupi që mbështet Shkëndijën, do të jenë të pranishëm në Tiranë të shtunën e 17 qershorit. Ultrasit tetovarë, të njohur për atmosferën fantastike që krijojnë, nuk heqin dorë asnjëherë nga mbështetja për kombëtaren kuqezi.

Njësoj do të ndodhë edhe ndaj Moldavisë. Me anë të një postimi në faqen zyrtare, Ballistët konfirmojnë udhëtimin e tyre drejt kryeqytetit shqiptar për duelin e radhës drejt ëndrrës Euro 2024.

JAM DJALË NGA TETOVA

MË KA THIRRË ATDHEU !!

Njoftohen të gjithë anëtarët se me 17 qershor 2023, në mënyrë të organizuar Ballistët do të udhëtojnë drejtë Tiranës për ndeshjen kualifikuese SHQIPËRI – moldavi.

Mosha +18, dhe numri i biletave do jetë i kufizuar, ndërsa për informata shtesë do ju njoftojmë ditët në vijim!”

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...