La Liga

“Më kapi gazi sapo e pashë”, Cavani: Nuk harrohen duelet dhe grindjet me Gattuson

Edinson Cavani u largua nga Manchester United në verën e kaluar, ofertat nuk i munguan, sulmuesi priti gjatë dhe nuk u nxitua, teksa në fund zgjodhi të vijonte karrierën te Valencia në La Liga.

“El Matador”, i cili në Katar 2022 do të luajë Botërorin e katërt dhe të fundit me Uruguain, i është rikthyer momentit të parë kur ritakoi Gennaro Gattuson, por tashmë si trajner.

Kur e pashë Gattuson, reagimi i parë që më erdhi ishte të qeshja. Më kapi gazi instinktivisht, pasi m’u kujtuan duelet kundër njëri-tjetrit. Nuk harrohen shkëndijat, përplasjet dhe grindjet mes nesh.

Ne kemi të njëjtën mënyrë për të luajtur dhe kuptuar lojën. Befas u gjenda në zyrën e tij, e pashë, buzëqeshëm dhe u përqafuam. Ishte shumë bukur, një takim plot respekt për njëri-tjetrin. 

Drejtuesit e Valencias bënë një zgjedhje të shkëlqyer duke i besuar stolin Gattusos. Ai është një tip që flet qartë, i thotë gjërat me korrektësi, është i sinqertë dhe besnik. 

Ka zhvilluar një karrierë të jashtëzakonshme, por ia ka dalë të ruajë natyralitetin që e karakterizon. Rino ka shumë për t’i mësuar ekipit dhe të rinjve që kanë ambicie”, deklaroi goleadori 35-vjeçar.

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency