Samuel Umtiti do të luajë këtë sezon te Lecce në Seria A, ndërsa u bashkua me ekipin italian në formë huazimi.
Qendërmbrojtësi i Barçës u përshëndet me shokët e tij, por Ansu Fati duket se donte ta bënte publike në rrjetet sociale mesazhin për mikun e tij.
“Paç fat Sam! Faleminderit që kujdesesh për mua si vëllai yt i vogël, për të gjitha këshillat dhe të qeshurat së bashku. Të uroj gjithë të mirat në këtë fazë të re, do të më mungosh!” -shkroi në “Instagram” Ansu Fati.
