Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

“Më kujton Batistutën”, Mancini prezanton sulmuesin e ri të Italisë

Mateo Retegui është një nga surprizat e radhës së Roberto Mancinit te kombëtarja italiane. Trajneri ftoi sulmuesin e lindur në Argjentinë, i cili aktivizohet me Tigre.

Kemi shumë kohë që e ndjekim, për fat të mirë përgjigja e tij ishte e menjëhershme dhe pozitive”, u shpreh Mancini në lidhje me 23-vjeçarin.

Lexo edhe:

  1. Mehmeti fjalëpak: Kombëtarja një ëndërr, gati të luaj titullar
  2. Uzuni: Më Sylvinho-n do bëjmë lojë ofensive, kam oferta nga disa kampionate
  3. Gabimi në finalen e Botërorit, Kolo Muani: E urrej atë çast, por duhet të shoh përpara!
  4. Buffon: Ju tregoj gabimin më të madh në jetës dhe kur tërhiqem

Retegui zgjodhi origjinën e prindërve të tij dhe po e pret me padurim debutimin me fanellën e katër herë kampionëve të botës.

Ai është një qendërsulmues klasik, shoh që shumë e krahasojnë me Denisin. Më kujton Gabriel Batistutën kur sapo mbërriti në Itali. Po flasim për një djalë të ri, i cili ka nevojë për kohë për t’u përshtatur.

Gjithsesi, unë jam i bindur se Retegiut nuk do i duhet shumë kohë për t’u përshtatur dhe integruar në kombëtaren italiane”, deklaroi Mancini.

Italia është pjesë e grupit C në eliminatoret e Euro 2024. Të kaltrit do të sfidojnë Anglinë, Ukrainën, Maqedoninë e Veriut dhe Maltën.

Takimi i parë do të luhet ndaj “Tre Luanëve” të Southgate në “Diego Maradona” të Napolit (23 mars). Pas tri ditësh transferta me Maltën, takime që do t’i ndiqni në SuperSport.

Lajme të tjera

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Kategoria Superiore

Tirana vijon përgatitjet për të kompletuar skuadrën në prag të turit eliminator të Conference League, teksa pas konfirmimit të trajnerit Orges Shehi në pankinë,...

Kombëtare

Emisioni Analizë Kuq e Zi, nën moderimin e Sokol xhihanit, publikoi sipas statistikave atë që konsiderohet si formacioni më i mirë i mundshëm i...