Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

“Me Leclerc jemi rritur në pistë”, Verstappen: Ndryshe nga vjet, tani ka më shumë respekt!

Max Verstappen në këtë sezon ka një rival të ri dhe titullin kampion të Botës të fituar në vitin e kaluar tashmë i duhet ta mbrojë jo më nga Leëis Hamilton, por nga Charles Leclerc me Ferrarin. Britaniku nuk ka më një makinë në gjendje për të konkurruar Red Bullin dhe në këtë formë, Verstappen tashmë ka nisur një duel më të moderuar me Leclerc, pasi kujtojmë se në sezonin e kaluar, holandezi dhe Hamilton kaluan përtej çdo limiti sportiv ku nuk munguan kontaktet.

Ndërsa vlen të veçohet gara e Silverstone kur Verstappen përfundoi në spital pas përplasjes me Hamilton. Por, tashmë edhe vetë Verstappen shprehet se me Leclerc ka më shumë mirëkuptim, ndërsa së fundmi ka theksuar se të dy kanë respekt për njëri-tjetrin.

“Në sezonin e kaluar, dueli nuk ishte vetëm mes ne pilotëve, por edhe mes skuadrave, ndërsa në këtë vit edhe skuadrat përkatëse kanë më shumë respekt ndaj njëra-tjetrës. Kjo të ndihmon shumë, pastaj unë me Leclerc njihemi prej kohësh sepse praktikisht ne jemi rritur së bashku në pistë nga Go-Cart deri tani në Formula 1.

Megjithatë, unë kam shumë respekt për Hamilton dhe shkojmë mirë, incidentet mbeten në të kaluarën. Edhe me Leclerc jam përplasur, por tashmë kur i kujtojmë ato kohë na vjen për të qeshur. Por, kështu ndodh me një garues.

Ne bëjmë gjithçka për të fituar, por mendoj se është diçka e mirë që kemi një memorie të shkurtër. Në këtë sezon, ka ende edhe shumë gara, por shoh se është një duel i qetë me Leclerc. Shpresoj të mbetet kështu”, u shpreh Verstappen.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...