Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“Më lini të iki te Barça”, titullari i Cityt fut Guardiolën në panik

Pas Ilkay Gundogan dhe Riyad Mahrez, Pep Guardiola mund të humbasë një tjetër lojtar të rëndësishëm: Bernardo Silvën.

Portugezi luan me Manchester City prej korrikut të vitit 2017, kur u transferua nga Monaco në “Etihad” për 40 mln euro.

Pavarësisht se ka edhe dy vite kontratë me kampionët e Anglisë dhe të Europës, “xholi” ofensiv kërkon të fillojë një aventurë të re në karrierë. Larg Anglisë.

28-vjeçari nga Lisbona dëshiron të luajë me Barcelonën. Mundo Deportivo raporton se lojtari i kombëtares portugeze po ushtron presion te drejtuesit e Cityt.

Lexo edhe:

Që ta shesin te katalanasit. Xavi e cilëson Bernardo Silvën si zëvendësuesin perfekt të Ousmane Dembele, i cili do të jetë pjesë e PSG-së në vitet e ardhshme.

Por, problemi kryesor lidhet me Guardiolën, pasi trajneri spanjoll nuk ka ndërmend të privohet nga shërbimet e Silvës. Një futbollist të cilin e vlerëson shumë dhe e ka jetik për skemat e tij.

Vetë lojtari luzitan ia ka shprehur Guardiolës në fytyrë vendimin e tij për t’u transferuar te kampionët e Spanjës.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...