Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Me mendjen te finalja e Europa League-s, Rangers fitojnë me skuadrën B

Glasgow Rangers me mendjen te finalja e Europa League-s. Trajneri holandez, Giovanni Van Bronckhorst, pak ditë para ndeshjes ndaj Eintracht Frankfurtit, vendosi të aktivizonte një formacion me shumë lojtarë rezervë në takimin ndaj Hearts e prapëseprapë fitoi lehtësisht 1-3.

Titulli në Skoci u fitua pak ditë më parë nga Celtic, pas barazimin në fushën Dundee United. Skuadra e Giovanni Van Bronckhorst, i cili gjatë sezonit mori detyrën që kishte Steven Gerrard, ishte protagonist i një udhëtimi europian që kulmoi me kualifikimin për në finalen e Europa League-s, që do të luhet në Sevilje, kundër Eintracht Frankfurtit.

Kjo ishte arsyeja pse sfida e fundit e sezonit në Premiershipin Skocez kaloi në plan të dytë. Fakti është se Van Bronckhorst e përgatiti ndeshjen e fundit me një formacion të riformatuar.

Në portë u aktivizua McLaughling, portier i dytë, më pas Arfield, Davis e Balogun, lojtarë që kanë luajtur gjatë këtij sezoni me ekipin e parë. Këtyre iu shtuan Ramsey, Diallo, Sands dhe Itten. Nga skuadra B dhanë kontribut Devine, King dhe Lowry.

Megjithatë, Rangers nuk e vunë në diskutim suksesin, duke iu imponuar kundërshtarit me rezultatin 1-3.  Përveç Itten, shënuan edhe Lowry e McKinnon, lojtarë që vinin nga skuadra B. Të mërkurën për Rangers është finalja e Europa League-s.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...