Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

“Më mërziti futbolli i Guardiolës”, Jesus: Tani luaj me një buzëqeshje në fytyrë!

Gabriel Jesus vendosi këtë sezon të ndryshonte skuadër, por jo kampionat me brazilianin që u transferua nga Manchester City tek Arsenal. Në një intervistë për ESPN Brasil, sulmuesi zbulon edhe arsyet të cilat e dërguan të ndryshonte ambient dhe të kalonte në Londër te “Topçinjtë”. Jesus thekson se nisi të mërzitej me futbollin e trajnerit Pep Guardiola, duke qenë se të City, sulmuesi e prek shumë rrallë topin gjatë një ndeshje ndërsa shton se te Arsenal gjithçka është ndryshe.

“Guardiola e kupton futbollin dhe e di mirë se çfarë kërkon, më pas i takon lojtarit t’i pranojë apo jo idetë e tij. Nëse nuk e pranon, atëherë e mbyll me atë skuadër dhe largohesh. Por, unë nisa t’i pranoja kushtet e Guardiolës për njëfarë kohe, megjithatë erdhi një moment ku kuptova se kërkoja diçka tjetër. E falenderova Guardiolën dhe ai më mirëkuptoi.

Këtu te Arsenal është ndryshe, një tjetër futboll. Te City, sulmuesi e prek shumë pak herë topin gjatë një ndeshje, mjafton ta shikoni me vëmendje. Edhe kur ishte radha e sulmuesit për të prekur topin, ndonjëherë nuk mundej sepse Guardiola vendoste një mesfushor në atë zonë.

E kuptova filozofinë e tij dhe vendosa të ndryshoj. Tani te Arsenal kam liri në fushë, luaj futboll me një buzëqeshje të stampuar në fytyrë dhe po mundohem të jap më të mirën”, tha Jesus që në shtatë ndeshjet e para të Premier League me fanellën e “The Gunners” ka realizuar katër gola dhe ka dhuruar tre asiste.

Lajme të tjera

Bundesliga 2

Futbolli gjerman edhe një herë vertetoi se është i çudive të mëdha apo i dramave të sekondave të fundit. Tifozët e skuadrës së njohur...

Bundesliga

Çmenduri në Bundesliga 2, kampionat ku fati i zi vijon të ndjekë Hamburgun. Skuadra historike gjermane, fitoi 0-1 në Sandhauesen dhe ishte shumë afër...

Gossip

Vajza e Pep Guardiolës, Maria Guardiola duket ‘e fiksuar’ me futbollistët, teksa pas një romance me fantazistin anglez Delle Ali, u përfol për një...

Bundesliga

Joshua Kimmich e shijoi në maksimum titullin e fundit kampion. Bayern Munchen ia doli të siguronte trofeun më të rëndësishëm në Gjermani për të...