Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

“Më mirë një 67-vjeçar se Martial”, legjenda e United: Rashford një “kalama” në sulm

Manchester United pësoi humbjen e parë të sezonit në javën e dytë të Premier League teksa u mposht në transfertë përballë Tottenham me shifrat 2-0. “Djajtë e Kuq” ishin autorë të një performance të dobët dhe në këyë formë, të besuarit e trajnerit Eric ten Hag nuk mundën t’i shpëtonin kritikave. ‘

Një nga ata që komentoi shumë negativisht lojën dhe disa prej individëve të United, ishte një ish-futbollist i skuadrës angleze. Fjala është Roy Keane i cili theksoi se “Djajtë e Kuq” nuk mund të presin nga Antony Martial që të zgjidhë ndeshjen kur aktivizohet nga stoli, ndërsa fjalëve të ashpra nuk i shpëtoi as Marcus Rashford.

“E përmenda që nuk ishin mirë edhe ndaj Wolverhampton, megjithatë fituam dhe unë prisja që skuadra të ishte përmirësuar. Por, jo. Ishin mirë në pjesën e parë ndaj Tottenham, por ndeshja zgjat 90 minuta. Duhet të tregosh më shumë shpirt luftarak dhe dëshirë për të marrë pikët. Pastaj, nuk pres që lojën ta zgjidhë një si Martial.

Lexo edhe:

Më mirë të aktivizojmë Frank Stapleton (ish-futbollist i United, tashmë 67-vjeç). Martial nuk është nga ata që të nxjerr nga telashet. Rashford? Më duket si një “kalama” në sulm. Më duket se nuk i pëlqen të luaj në qendër”, u shpreh Roy Keane.

Lajme të tjera

Kosovë

Aventurë e re për Arijanet Muric, portierin titullar të përfaqësueses së Kosovës. 25-vjeçari dardan do të jetë pjesë e Ipswichit në katër sezonet e...

Ligue 1

Joao Nevesit do të jetë goditja e madhe e PSG-së në mesfushë. Talenti portugez kërkohet me ngulm nga trajneri Luis Enrique. 19-vjeçari është pjesë...

La Liga

Pedri, ishte mungesa e madhe e Spanjës në ndeshjet më të rëndësishme të Euro 2024, me mesfushorin që u dëmtua pas një përplasje të...

Angli

Manchester United vazhdon të jetë aktiv në merkato dhe pas zyrtarizmit të sulmuesit Joshua Zirkzee, tashmë fokusi kryesor është kthyer në repartin e mbrojtjes....