Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

“Më mirë të luajë me ne, se të merret me golf”, një klub kërkon Haaland në huazim

Jemi në javën e Kupës së Botës dhe futbolli i klubeve do të ndalet për më shumë se një muaj. Një nga futbollistët që me siguri do t’i mungojë shumë Botërorit është Erling Haaland. Norvegjia e sulmuesit të Manchester Cityt nuk ia doli të kualifikohej dhe në këtë formë, bomberi është jashtë eventit madhor. Kjo periudhë pauze me siguri do t’i shërbejë 22-vjeçarit për të pushuar pas një periudhe me shumë ndeshje.

Megjithatë, ka nga ata që kërkojnë të mos e lejojnë Haaland të relaksohet shumë. Është klubi i divizionit verior në ligat ulëta angleze, Ashton United që i ka bërë së fundmi një propozim Manchester Cityt. Ata kërkojnë huazimin e Haaland për gjashtë javët e ardhshme ndërsa theksojnë për lojtarin është më mirë të luaj futboll se sa të merret me golf.

“Mendojmë se për Haaland është më mirë të luajë futboll në gjashtë javët e ardhshme se sa të merret me golf. Theksojmë se mbërritja e tij në këtë skuadër do të ishte perfekte si për skuadrën ashtu edhe për Haaland, ai do të përshtatej menjëherë me stilin e lojës të Ashton United”, thuhej në komunikatën e Ashton United.

Këta të fundit, kanë komunikuar edhe me Manchester City pasi e kanë seriozisht këtë ide për Haaland, megjithatë pritet që The Citizens ta refuzojnë menjëherë pasi bëhet fjalë për yllin e skuadrës.

Lajme të tjera

Katar 2022

Lionel Messi rikthehet të flasë për triumfin e Argjentinës së tij në Botërorin Katar 2022. Në një intervistë të gjatë kapiteni i kombëtares albiceleste...

Kategoria Superiore

Vesel Limaj u largua nga Tirana drejt Rumanisë, duke ndërprerë me konsensus marrëdhënien me kampionët e Shqipërisë. Për SuperSport, futbollisti nga Malisheva i lindur...

Featured

Gjatë periudhës së merkatos, janë të shumta mundësitë që një lojtar të ndryshojë klub dhe fanellë. Mirëpo, edhe pse shumë të rrallë, ka nga...

Futboll

Portieri i Yeni Malatyaspor, Ahmet Eyup Turkaslan raportohet mes viktimave që humbën jetët nga tërmeti vdekjeprurës në Turqi. Lajmin tragjik e zyrtarizoi trajneri Yalmaz...