Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Më në fund “tym i bardhë”/ Di Maria pranon ofertën e Juves, detajet e akordit

Ndërkohë që tifozët e Juventusit presin Paul Pogba në Torino, drejtuesit e bardhezinjve kanë siguruar edhe shërbimet e Angel Di Maria.

Sulmuesi i djathtë argjentinas, i cili doli lojtar i lirë pas shtatë sezoneve të kaluara te PSG, ka pranuar më në fund ofertën e klubit italian.

GDS shkruan se 34-vjeçari ka rënë dakord për të firmosur për një vit me rekordmenët e futbollit italian, teksa do të përfitojë 7 milionë euro neto në sezon.

Juventusi i ofroi një kontratë 2-vjeçare për të përfituar nga “Dekreti i Rritjes”, por lojtari argjentinas insistonte për një kontratë të shkurtër.

Kështu ka ndodhur, Di Maria i ka dhënë fjalën drejtuesve të Juves për të firmosur deri në vitin 2023, dhe do të luajë për herë të parë në Serie A.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...