Conference League

“Më ofruan 2 mijë € për biletën”, tifozja shqiptare e Romës: Kam 26 vite që pres këtë moment

Roma ka tifozë edhe në Shqipëri. Njëra prej tyre ndau emocionet e saj në lidhje me finalen e nesërme të Conference League në “Air Albania”, duel ku skuadra e Jose Mourinhos do të sfidojë holandezët e Feyenoord.

“Ka 26 vite që pres këtë moment. Më kanë ofruar 2000 mijë euro për një biletë, por jam përgjigjur: të gjithë paratë e botës të më japin nuk e shes”, deklaroi tifozja verdhekuqe në prononcimin për “Digitalb Arena” në Supersport.

Më pas një koment për “Special One” dhe të preferuarin e ekipit italian: “Më pëlqen Mourinho, sepse di që të çon në finale. Uroj ta fitojmë Kupën. I preferuari im? Abraham”.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency