Ligue 1

Me ose pa Mbappenë në Paris, Zizou do të jetë trajner i PSG-së

Zinedine Zidane do të jetë trajneri i ardhshëm i PSG-së. Nuk ka dyshime për këtë gazetari i RMC, Daniel Riolo. Ai deklaroi se ish-trajneri i Realit të Madridit do të marrë trashëgiminë e Mauricio Pochettino në fund të sezonit. Zizou ka qenë tashmë i lidhur me pankinën pariziene në të kaluarën. Pavarësisht se si përfundon sezoni dhe nëse PSG e fiton apo jo Championsin, sipas RMC Zidane do të marrë stafetën nga menaxheri argjentinas.

 Emërimi i Zidanë trajner i PSG-së nuk varet aspak nga qëndrimi ose jo në “Parc des Princes” i Kylian Mbappesë. Sipas RMC, në fakt, edhe nëse ish-sulmuesi i Monacos do të largohej, Zidane do ta pranonte propozimin e klubit.

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency