Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Me apo pa Champions, Conte do zyrtarizohet te Interi javën e ardhshme!

Tashmë gjithçka është e konfirmuar. Në rrjetet sociale prej disa muajsh tifozët e Interit po përdorin hashtagun “Spalleti Out” dhe dëshira do t’iu plotësohet shumë shpejt. Me Champions apo pa Champions, Antonio Conte do të jetë trajneri i ri i skuadrës zikaltër duke filluar që nga java e ardhshme. Spalletti ndaj Empolit do të luajë ndeshjen e tij të fundit në pankinën e Interit dhe çfarë ndeshjeje pasi në lojë është kualifikimi në Champions League sezonin, një Champions që pretendojnë ta luajnë një pjesë e mirë lojtarëve aktualë me Conten, por jo Spalletti që ka misionin vetëm për ta arritur këtë objektiv ashtu si dhe një pjesë e futbollistëve të cilët me shumë gjasa do të largohen nga Interi në verë. Fati i Spallettit tashmë është i shkruar ashtu si edhe e ardhmja e Interit që do të jetë me Antonio Conten në stol. Te Interi as që nuk e çojnë nëpërmend një parakalim të mundshëm nga Milani në javën e fundit, por edhe nëse kjo ndodh e vetmja gjë që do të ndryshojë do të jetë merkato, teksa nuk do të investohen shifra marramendëse, sepse përsa i përket  Contes, ai ka dhënë fjalën e tij Marottës dhe sezonin e ardhshëm do të jetë timionieri i ri i Interit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...