Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Me pasoja nga ndeshja ndaj Milanit, mbrojtësi i kombëtares pëson dëmtim serioz

Sfida e fundit në kampionat, ajo ndaj Milanit, ka rezultuar me pasoja për futbollistin shqiptar të Atalantës, Berat Djimsiti. Sipas asaj që njofton klubi bergamask, mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë vuan një frakturë në fibulën e këmbës së majtë ndërsa menjëherë do të nisë edhe programin rehabilitues për t’u rikthyer sa më shpejt në fushën e lojës, edhe pse koha pritet të jetë e gjatë.

Kështu, nis me një lajm negativ ky sezon për 29-vjeçarin që tashmë është shndërruar në një element të rëndësishëm për lojën e trajnerit Gian Piero Gasperini i cili e kishte llogaritur titullar edhe në këtë dy ndeshje të para të Serisë A.

Në sezonin e shkuar, Djimsiti ishte autor i 31 paraqitjeve në elitën italiane me Atalantën duke shënuar edhe një gol e asistuar në një tjetër rast.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...