Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

“Më pëlqejnë si skuadër, kanë super trajner”, CR7: Sa bukur nëse fitojnë titullin

Cristiano Ronaldo mbetet në qendër të vëmendjes edhe kur nuk luan. Sulmuesi portugez ka prishur raportet me Manchester United dhe po pret merkaton e dimrit për të gjetur një skuadër të re, edhe pse për momentin është i përqendruar për të bërë sa më mirë me Portugalinë në Kupën e Botës Katar 2022, e pesta për të.

Në intervistën e gjatë për gazetarin Piers Morgan, pesë herë fituesi i Topit të Artë thuri elozhe për Arsenalin. Ekipi i Mikel Artetës po dominon Premier League këtë sezon. Topçinjtë kryesojnë Premier League me pesë pikë mbi Manchester City, duke qenë në rrugën e duhur për të rikthyer titullin në klub pas 19 vitesh.

Nëse nuk do e fitonte Manchester United titullin, do të doja ta fitonte Arsenali, do lumturohesha nëse do ia dilnin, pasi janë një skuadër të cilën më pëlqen ta shoh. Më pëlqejnë lojtarët dhe trajneri. Ata kanë realisht një skuadër shumë të mirë”, deklaroi CR7.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...