Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

“Më pëlqen kur kundërshtarët më godasin me shkelma”, Grealish: Më duket sikur luaj me Aston Villa-n!

Edhe nëse bëhet fjala për një ndeshje miqësore, Jack Grealish duket se e ka të pamundur të shmangë disa “shkelma” më tepër nga ana e kundërshtarëve. Kështu, i ka ndodhur yllit të Manchester Cityt edhe në ndeshjen miqësore ndaj Club America teksa në një moment të caktuar fantazisti e gjeti veten mes kundërshtarëve duke u shtyrë dhe kapur me ta. Një skenë e cila risolli në vëmendje sherrin që ndodhi në ndeshjen e Champions League ndaj Atletico Madrid.

Megjithatë, edhe pse ndonjëherë teprohet, Grealish nuk e ka aspak problem një situatë të tillë teksa së fundmi fantazisti thekson se i duket sikur ende luan te Aston Villa me gjithë goditjet që pëson nga kundërshtarët.

“Më pëlqen, vërtet më pëlqen dhe e shijoj kur kundërshtarët nisin edhe më godasin me shkelma. Cancelo më pyeti pse, sepse iu duk pak e çuditshme kjo dëshirë e imja. Por, i thashë se edhe unë nuk kam një arsye të veçantë, ose ndoshta prej faktit se më duket sikur ende luaj me Aston Villa-n. Më motivon shumë kur kundërshtarët nisin dhe tensinohen e humbasin kontrollin”, u shpreh Grealish.

Lajme të tjera

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...