Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

“Më pëlqen kur na nënvlerësojnë”, Ramadani: Në heshtje i thyejmë të gjithë!

Ylber Ramadani foli në konferencë për shtyp nga grumbullimi i kombëtares në Kaiserau para startit të Euro 2024. Mesfushori i kuqezinjve theksoi se është më mirë kur kundërshtarët nuk të vlerësojnë sa duhet pasi kështu motivohesh më shumë ndërsa shtoi se në kombëtare nuk i mungojnë asnjëherë energjitë.

Atmosfera në Gjermani, pak ditë para Italisë? Emocionet e para në tokën gjermane? “Atmosfera është fantastike si gjithmonë. Ishte një pritje fantastike kur zbritëm nga avioni, ndjesi e mrekullueshme”.

Konkurrenca në skuadër? “Konkurreca na bën mirë, jemi të gjithë gati pavarësisht se kush luan. Kemi kundërshtarë të fortë dhe duhet të jemi të përqëndruar të gjithë nga i pari te i fundit, nuk ka rëndësi kush luan, duhet të jemi gati”.

Kundër kampionëve në fuqi të Europës (Italia), ndjesia? “Është emocion i veçantë, ne do të futemi në fushë për të luftuar për çdo pikë. Të dhurojmë 100% dhe ta tregojmë veten. Të flasim në fushë”.

Rrugëtimi i karrierës? “Për mua është një ëndërr që është bërë realitet, do të punoj që si me kombëtaren ashtu edhe me klubin të arrij në nivele me të larta”.

Keni luajtur shumë ndeshje këtë sezon, keni ruajtur energji? “Në kombëtare nuk e mendoj enrgjinë, dua të futem në fushë dhe të jap gjithçka për fanellën”.

Lexo edhe:

A do luani në kundërsulm ndaj Italisë ashtu si ndaj Azerbajxhanit? “Bëmë detyrën ndaj Azerbajxhanit, taktikën e vendos trajneri. Ne e bëmë atë lojë me idenë për të fituar. Taktikat i di trajneri”.

I keni ndjekur miqësoret e kundërshtarve? “Spanja dhe Kroacia janë të forta, e pamë Kroacinë ndaj Portugalisë. Ne do të flasim në fushë, duam maksimumin”.

Sa ju ndihmon fakti që një pjesë e madhe e lojtarëe luajnë në Serie A? “Na ndihmon shumë sepse çdo lojtar të Italisë e njohim si luan, na ndihmon taktikisht. Janë lojtarë me kualitet, por i dimë sepse jemi përballur me ta gjatë kampionatit”.

Sa na favorizon kalendari? “Të treja janë të forta, janë kampionët e Europës, Botës dhe finalistët e Botërorit. Çdo ndeshje dallon nga tjerat, por ne mendojmë për veten tonë dhe për të marrë maksimumin”.

Ndjeheni të favorizuar ngaqë nuk keni presion? “Gjithmonë më ka pëlqyer kur nuk na kanë vlerësuar sepse na motivon. Në heshtje mund t’i thyejmë të gjithë”.

Ndaj Italisë preferon një gol në fillimin e lojës, apo në fundin e saj? “Që në minutën e pestë”, u shpreh Ramadani duke qeshur.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...