Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedoni e Veriut

“Më pëlqen Shkëndija, luan në sulm”/ Kuqezinjtë prezantojnë mesfushorin brazilian

Shkëndija e Tetovës ka kryer një tjetër përforcim pas mbrojtësit Mihail Manevski. Kampionët në fuqi të Maqedonisë së Veriut, kanë prezantuar Andre Mensalao, i cili aktivizohet në qendër të mesfushës.

31-vjeçari brazilian luan edhe si mesfushor ofensiv dhe i majtë, ndërsa ka firmosur një kontratë 1.5 vjeçare me klubin shqiptar.

Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Jam i lumtur që gjendem në Tetovë dhe që jam pjesë e Shkëndijës. Ndjehem mirë në qytetin e Tetovës, ka disa ditë që jam këtu dhe veç më kam filluar të ambientohem në këtë qytet.

Maqedonia e Veriut është angazhimi im i dytë në Evropë pasi që në vitin 2021 isha pjesë e kampionatit armen ku pata paraqitje të suksesshme.

Shkëndija ka lojtarë shumë cilësorë, luan futboll të shpejtë dhe futboll sulmues, dhe mendoj se pikërisht kjo më konvenon mua pasi që luaj në pozitën e mesfushorit ofensiv.

Gjatë karrierës time kam luajtur në Brazil, dhe ardhja ime në Shkëndijë është sfidë e re për mua për të treguar të gjitha kapacitetet e mia”, u shpreh lojtari latin gjatë prezantimit te Shkëndija.

Mensalao ka luajtur me disa klube të ndryshe në vendlindje, por ka provuar të luajë edhe në Armeni me ekipet e Lori Vanadzor dhe FC Sevan. Shkëndija renditet në vend të tretë me 8 pikë më pak se Shkupi kryesues, dhe objektivi i madh mbetet fitimi i titullit të pestë në Maqedoninë e Veriut.

[quiz-cat id=”294111″]

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...