Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

“Më pëlqen shumë”, Slot bllokon largimin e sulmuesit

Darwin Nunez kishte përfunduar në merkato, por ardhja e Arne Slot ka ndryshuar planet e drejtuesve të Liverpoolit dhe vetë sulmuesit nga Uruguai.

Trajneri i ri i The Reds e vlerëson shumë 25-vjeçarin, një “bishë” që lufton, sakrifikon e vrapon pafund, por që i mungon cinizmi për të patur një numër më të madh golash.

Gjithsesi, Nunez po përjeton një Kupë Amerike fantastike me Kombëtaren e tij. Uruguai eliminoi Brazilin dhe do të sfidojë Kolumbinë në një gjysmëfinale plot emocione.

15 herë e ka fituar Uruguai kompeticionin më të rëndësishëm të kombëtareve latine, po aq sa Argjentina. Që në gjysmëfinalen tjetër do të përballet me surprizën Kanada.

Lexo edhe: 

Emri i Nunez, autor i dy golave deri tani në Kupën e Amerikës, u lidh me Barcelonën, por Slot ka bllokuar largimin e tij.

Tekniku holandez ka patur një takim me lojtarin pas emërimit si pasuesi i Jurgen Klopp në pankinën e Liverpoolit. Duke i bërë të ditur sulmuesit se e cilëson tepër të rëndësishëm.

Madje 45-vjeçari është i bindur se me stilin e ri që do të aplikojë tek ekipi historik anglez do arrijë ta kthejë Nunezin në një goleador të pamëshirshëm.

Darwin më pëlqen shumë. E kam vënë re që luan në disa pozicione, por unë i kam të qarta idetë në lidhje me pozicionin e tij në fushë. Ia thashë edhe vetë atij se çfarë kam në mendje.  

Arrij ta imagjinoj se do të përshtatet për mrekulli me stilin tim të lojës. Jam i bindur, sepse është një sulmues që më pëlqen shumë“, u shpreh Slot.

Lajme të tjera

Formula 1

Homoseksualiteti i deklaruar nga Ralf Schumacher ka qenë një nga temat e diskutuara në konferencën për shtypin të FIA-s, këtë të enjte, në Çmimin...

Futboll

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho është shumë i fokusuar në merkato, për ta përforcuar skuadrën e tij që të jetë sa më konkurruese jo...

Serie A

Në ditën e prezantimit të Thiago Mottës si trajneri i ri i Juventusit foli edhe Cristiano Giuntoli. Drejtori teknik i bardhezinjve e nisi me...

Gjermani

Bayer Leverkusen ka zyrtarizuar këtë të enjte transferimin e Martin Terrier. 27-vjeçari vjen nga skuadra franceze e Rennes dhe ka firmosur për pesë sezone...