Juventusi fitoi sot 3-1 kundër Lazios, sukses që ka gëzuar jo pak trajnerin Max Allegri. Bardhezinjtë iu falën golave të Vlahovic (2x) dhe Federico Chiesas për të thyer nënkampionët e Italisë.
Allegri theksoi pas ndeshjes se objektivi i skuadrës së tij është arritja e kuotës së 76 pikëve në fundin e sezonit.
“Jam i kënaqur me performancën e skuadrës, me fitoren dhe qëndrimin e djemve. Të gjithë ishin shumë mirë sot.
Lexoni edhe:
- Telashe pa fund për Juventusin, Ronaldo nis çështjen ligjore kundër ish-klubit
- Ndryshon pronësia, Everton blihet nga fondi që zotëron Genoa, Hertha Berlin dhe shumë klube të tjerë
- Gol dhe asist tek Antwerpi, sulmuesi i Kombëtares në një moment të artë (video)
- VIDEO/ Më i miri i ndeshjes, Tuci i jep fitoren Lokomotivës së Zagrebit
Atmosfera ishte pozitive, jam i kënaqur. Por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Objektivi ynë është të arrijmë në katërshen e parë.
Më pëlqeu shumë aspekti teknik dhe karakterial i skuadrës. Dua të saktësoj se nuk do e kemi aspak të lehtë të sigurojmë katërshen e parë.
Na nevojiten 76 pikë. Titulli kampion? Jo, nuk e mendojmë fare… ”, theksoi trajneri i Juventusit.
