Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eredivisie

Me pikë të plota, PSV “shkatërron” me 6 gola Excelsior

PSV vijon të marrë vetëm fitore në Eredivisie, ndërsa në të tretën ndeshje radhazi ka marrë pikët e plota. Skuadra e Van Nistelrooy fitoi thellë me rezultatin 1-6 në transfertën me Excelsior.

Në një ndeshje që u dominua e gjitha nga miqtë, goli i parë u shënua që në minutën e 2’, me Veerman që i dhuroi avantazhin ekipit të tij. Më pas në minutën e 29 dhe në minutën e 45’  Sangare do të realizonte dopietë, në të dyja rastet me asist nga Gakpo.

Pjesa e dytë do të sillte po ashtu seri golash. Simons shënoi golin e katërt për PSV-në në minutën e 55’, teksa katër minuta më pas Gakpo do të realizonte golin e pestë për ekipin e tij.

Vendasit tentuan të reagonin dhe goditën portën e Benitez në minutën e 74’, me Horemans. Ndërsa në fund Simons do të vuloste rezultatin e kësaj përballjeje, duke realizuar golin e dytë personal dhe të gjashtin për PSV-në në minutën e 84’.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...

Gjermani

Pesë emra të rinj te Gjermania, e cila do të rikthehet në fushë, pas zhgënjimit në Botërorin e Katarit, teksa trajneri Hansi Flick ka...