Futboll

“Më pritën si një Superstar, ejani në MLS”, Bernadeschi: Europianëve nuk ua merr mendja!

Federico Bernadeschi duket një futbollist i rilindur në kampionatin e MLS, me ish-sulmuesin e Juventus që është surprizuar nga pritja e tifozëve të Torontos. Italiani thekson se është pritur si një Superstar ndërsa shtoi se janë të shumtë kolegët të cilët e pyesin për futbollin në MLS.

“Mua më pritën dhe më prezantuan si një Superstar, tifozët këndonin emrin tim. Unë shkova mes tyre dhe nisa të këndoja gjithashtu, ishte një atmosferë e pabesueshme. Këtu ka një entuziazëm që në Europë as nuk e imagjinojnë, jam surprizuar shumë. Stadiumet janë të tejmbushur dhe tifozët nuk pushojnë as një minutë. Kanë një strukturë shumë të mirëorganizuar, nëse nuk më besoni ejani dhe provojeni.

Kritikat? Ndoshta vijnë nga zilia, është diçka e keqe në këtë sport ashtu si edhe në fusha të tjera të jetës. Por, ajo që dua të them është se shumë kolegë nga Serie A më marrin në telefon dhe më pyesin për kampionatin e MLS, janë të interesuar të transferohen këtu. Dhe flas për lojtarë të elitës”, u shpreh Bernadeschi.

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency