Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Me probleme ekstrasportive, dy “yje” të Brazilit nuk grumbullohen nga trajneri Diniz

Antony dhe Paquetá janë dy futbollistë të mbetur jashtë listës së përgatitur nga trajneri i përkohshëm i Brazilit, Diniz, në debutimin e tij në stolin e “Seleçaos” kundër Bolivisë në eliminatoret e Kupës së Botës 2026.

Pas eliminimit nga Kroacinë në çerekfinalen e Botërorit të Katarit, Brazili rikthehet për të garuar seriozisht kundër Bolivisë, duke menduar për Botërorin e radhës, por me dy mungesa të rëndësishme: Lucas Paquetá dhe Antony, të dy për shkak të problemeve jashtë fushës së futbollit, një situatë që ndezi kambanat e alarmit në Konfederatën Braziliane të Futbollit (CBF).

Paquetá po hetohet për përfshirjen në baste. Kjo ishte arsyeja e dështimit të transferimit të tij te Manchester City. Mesfushori i West Hamit nuk u thirr për shkak se skandali shpërtheu disa orë para se të publikohej lista, por Fernando Diniz, trajneri i përkohshëm, e pranoi se fillimisht e kishte pjesë të listës.

Lexoni edhe:

Trajneri Diniz, që do ta drejtojë Brazilin deri në momentin kur Ancelotti të të marrë frenat e pesë herë kampionëve të botës, grumbulloi gjithashtu Gabriel Jesus për të zëvendësuar Antony, i akuzuar për kërcënimin dhe sulm ndaj ish-të dashurës. Mungojnë për arsye fizike, Vini Jr dhe Bento, të zëvendësuar nga Raphinha dhe Lucas Perri.

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...