Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Më profesionistë se kurrë, kuqezinjtë në fushë 10 orë pas zbarkimit në Rinas

Shqipëria rikthehet në fushë pas festës së kualifikimit në Euro 2024. Kuqezinjtë zbarkuan në Rinas rreth orës 01:30 të  ditës së sotme, ndërkohë që aktualisht kanë zbritur në fushë për të kryer seancën e radhës stërvitore.

Pasi të hënën do të zhvillohet ndeshja e fundit e fazës së grupeve kundër Ishujve Faroe në “Air Albania” (20:45).

Në një lidhje direkte me SportNews nga “Shtëpia e Futbollit, gazetari Rinald Bregasi, raportoi situatën në kampin e ekipit kombëtar.

Lexo edhe:

Programi stërvitor nuk ka ndryshuar, shenjë kjo e kulturës së punës dhe rigorozitetit të Sylvinhos dhe stafit të tij teknik.

Në fushë kanë zbritur ata që kanë luajtur pak dhe lojtarët e stolit. Teksa titullarët e duelit në Kishinjev janë duke u stërvitur në palestër.

Bregasi thekson se lajmi i mirë është fakti që nuk ka lojtarë të lënduar nga ndeshja me Moldavinë. Dhe të gjithë janë në gjendje optimale.

Ndërkohë, festa e madhe është rezervuar pas ndeshjes me Ishujt Faroe, me FSHF-në që po përgatitet për çdo detaj.

Lajme të tjera

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Champions League

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani ishte përzgedhur titullar nga trajneri Simone Inzaghi në ndeshjen e Champions League të Interit në transfertë ndaj...

Euro 2024

Kosova është pa trajner pas shkarkimit të sllovenit Primoz Gliha pas përfundimit të eliminatoreve të Euro 2024. Aty ku përveç dy barazimeve ndaj Zvicrës,...

Champions League

Milani u mposht në “San Siro” me rezultatin 1-3 nga Borussia Dortmund, duke minimizuar mundësitë për të vijuar aventurën në Ligën e Kampionëve edhe...