Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

“Më shijoi goli i Grealish”, Southgate “i pangopur”: Nuk duhet të pësonim!

Anglia i bëri një nisje perfekte Kupës së Botës Katar 2022. Kombëtarja europiane shkatërroi 6-2 Iranin në duelin e parë të grupit B, aty ku SHBA dhe Uellsi do të ndeshen mes tyre sonte në mbrëmje (20:00).

Trajneri i “Tre Luanëve”, Gareth Southgate vlerësoi performancën e djemve të tij në prononcimin pas ndeshjes, por nuk e fshehu mërzitjen për faktin që skuadra pësoi dy gola nga Mehdi Taremi, sulmuesi i Portos.

Më pëlqyen lëvizjet e ekipit, lëvizëm mirë në pjesën e parë, pavarësisht se pati shumë ndërprerje të lojës. Nuk duhet t’i kishim pësuar ato dy gola, por le të fokusohemi te takimi me SHBA (25 nëntor).

 

Duhet të japim më shumë nga vetja. Kemi lojtarë të mirë, ata dhanë më të mirën e tyre sot, por nuk do të shkojmë larg nëse luajmë me ritëm të ulët. Sulmuesit më pëlqyen, ata ishin rrezik konstant për kundërshtarët gjatë gjithë ndeshjes.

Mesfusha ishte e shkëlqyer, ata që luajtën në mesfushë më dhanë shenja pozitive. Golat? Më pëlqeu shumë goli i Grealish, pasi Wilson u tregua altruist dhe mendoi për të mirën e skuadrës”, deklaroi Southgate.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...