Inter ia doli me sukses në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League teksa mposhti Milanin me rezultatin 0-2. Por, fitorja mund të kishte marrë përmasa edhe më të mëdha nëse zikaltërit do të shfrytëzonin mundësitë e krijuara.
Një nga autorët e golave, Henrikh Mkhitaryan thekson se skuadra e tij do të shënojë sërish në ndeshjen e kthimit ndërsa shtoi se për finalen është e ndaluar të mendohet, të paktën për momentin.
“Kishim një dëshirë të madhe për të fituar ndeshjen, pjesën e dytë menaxhuam shumë mirë dhe kjo është meritë e shokëve të skuadrës. Na pret një luftë në ndeshjen tjetër.
Më shumë gola? Do të ishte bukur të shënonim më shumë, i patëm rastet. Por, jam i bindur se do t’i shënojmë në ndeshjen e dytë. Nuk e mendojmë finalen dhe jemi të fokusuar vetëm te ndeshja e kthimit”, u shpreh Mkhitaryan.
