Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Më të mirët e vitit 2022, “SuperSport” publikon 3 kandidatët për “Topin e Artë” të Superiores

Federata Shqiptare e Futbollit organizon të premten mbrëmjen gala ku do të ndajë çmimet për më të mirët e vitit 2022. Në një event madhështor, në bashkëpunim me Supersport/Digitalb, të premten në ambientet e “Teatrit Operas dhe Baletit” do të jepet “Topi i Artë” për futbollistin dhe futbollisten më të mirë të vitit kalendarik 2022, çmimi “Trajneri i Vitit”, Këpuca e Artë, talenti dhe talentja e vitit, arbitri i vitit, çmimi i Federatës Shqiptare të Futbollit si dhe do të përzgjidhet 11-shja më e mirë e vitit që lamë pas.

Xhuljano Skuka, Redon Xhixha dhe Mentor Mazrekaj janë tre finalistët për çmimin më të rëndësishëm, “Topin i Artë 2022” për Abissnet Superiore. Xhuljano Skuka ishte zbulimi i vitit të shkuar, teksa u bë lideri i padiskutueshëm i Partizanit, duke e ndihmuar skuadrën për të arritur pjesëmarrjen në Kupat e Europës. Redon Xhixha, po ashtu me golat e tij ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të Tiranës, që mori titullin kampion sezonin e shkuar, ndërsa dhe në nisjen e sezonit të ri shënoi 10 gola që në javët e para. Mentor Mazrekaj rilindi tek Laçi, duke qenë ai që mori skuadrën përdore drejt finales së Kupës së Shqipërisë dhe më arritjen e vendit të dytë në kampionat, pozicion që asnjëherë më parë nuk ishte arritur nga bardhezinjtë. Njëri mes tyre do të vlerësohet si më i miri i vitit, bazuar në votat e kapitenëve dhe trajnerëve të skuadrave të Abissnet Superiores.

Po ashtu, Sara Maliqi, Esmerlada Franja dhe Megi Doçi janë tre finalistet për “Topin e Artë” për femra. Të treja futbollistet e Vllaznisë kanë spikatur vitin e shkuar, duke qenë përcaktuese në arritjen e skuadrës shkodrane për të parën herë në historinë e futbollit shqiptar mes 16 më të mirave të Europës.

Në garë për trajnerin e vitit janë Orges Shehi, Shpëtim Duro dhe Mirel Josa. Shehi ishte timonieri që drejtoi Tiranën drejt titullit kampion, në një sezon të dominuar nga bardheblutë. Shpëtim Duro arriti që të kthente Laçin në rrugën e duhur e ta çonte drejt Europës, përmes kampionatit ndërsa skuadra e tij arriti deri në finalen e Kupës së Shqipërisë. Ndërkohë, Mirel Josa ktheu trofeun e Kupës së Shqipërisë në Shkodër pas shumë vitesh, duke arritur një sukses fantastik me skuadrën kuqeblu.

Simon Simoni, Arinaldo Rrapaj dhe Rejan Alivoda janë kandidatët për çmimin talenti i vitit. Simoni bëri hapin më të madh në historinë e futbollit shqiptar duke u transferuar nga Dinamo ku u aktivizua vitin e shkuar te ekipi i Eintracht Frankfurt, një nga 16 skuadrat më të mira të Europëss. Arinaldo Rrapaj edhe pse i ri në moshë është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Partizanit, ndërsa Rejan Alivoda ka spikatur te skuadra e Vllaznisë, duke shtuar fantazinë në formacionin e Mirel Josës.

Gjatë mbrëmjes do të publikohet dhe formacioni i më të mirëve të vitit 2022, me 11-shen që është përzgjedhur nga votat e gazetarëve sportiv.  “Supersport” sjell tek shikuesit një transmetim maratonë me emision të dedikuar për më të mirët e vitit, ku do të japin opinionet dhe emocionet e tyre, ata që kanë spikatur më së shumti gjatë vitit 2022. Duke nisur nga ora 18:00 mbrëmja gala do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në “Sport News”,Digitalb.

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...