Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

“Më të mirët e vitit 2022”, Verçani zbulon detajet: Ja çmimet që do të jepen

Të premten, në ambientet e Teatrit, Operas dhe Baletit do të organizohet eventi madhështor për më të mirët e vitit 2022 në futbollin shqiptar. Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me Digitalb, do të kurorëzojnë një vit të suksesshëm në një mbrëmje gala, detajet e së cilës i zbulon drejtori i zyrës së komunikimit në Federatën Shqiptare të Futbollit: Andi Verçani.

  • Mbrëmja gala ‘Më të mirët e vitit 2022’, organizohet nga FSHF në bashkëpunim me partnerin tonë Digitalb, të cilin dua ta falënderoj shumë për mbështetjen për këtë aktivitet. Në këtë mbrëmje do të kurorëzojmë vitin magjik, vitin më të mirë ku arritëm të organizojmë finalen e Conference league, patëm projektin ‘Uniforma ime’ dhe shumë turne të mëdha që iu besuan Federatës Shqiptare të Futbollit“.

Verçani tregon dhe çmimet që do të jepen në mbrëmjen gala, ku nuk do të mungojnë as surprizat.

  • Në këtë mbrëmje gala do të jepen 10 çmime të mëdha, Topi i Artë për meshkuj e femra, Këpuca e Artë për meshkuje femra, talenti i vitit në futbollin e meshkujve, talentja e vitit në futbollin e femrave, formacionin e vitit, gjyqtari i vitit, trajneri i vitit. Do kemi shumë momente të bukura për të ndarë bashkë”.

Personalitete të shquar të futbollit vendas dhe atij të huaj, figura të larta të vendit e shumë të ftuar special do të jenë prezent në Tiranë, në vlerësimin e më të mirëve të vitit që lamë pas. Disa prej personazheve i zbulon Verçani:

  • “Në këtë mbrëmje gala do të ketë personalitete të mëdha nga brenda dhe jashtë vendit, do të jetë Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama, ministrja e arsimit, do kemi personalitet të futbollit ndërkombëtar, por do i zbulojmë atë ditë në sallë dhe figura të njohura të futbollit shqiptar ndër vite e ndër dekada”.

Eventi do të transmetohet në ekranin e Sport News duke nisur nga ora 18:00 me emision të dedikuar për më të mirët e vitit në futbollin shqiptar.

“Më të mirët e 2022”, mbrëmja gala e FSHF-së për kurorëzimin e protagonistëve të futbollit shqiptar

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...