Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Më të mirët!

Nga Gjergji Stefa

Atin Lala, ish kapiteni i Kombëtares, mesfushori Karembe, ish fitues i Ligës së Kampioneve me Realin dhe Silvinjo, trajneri aktual i Kombëtares, ish-fitues i Champions me Barçën. Kur këta emra ndanë disa nga çmimet kryesore në eventin “ Më të Mirët ”, që kish organizuar FSHF dhe DigitAlb e SuperSport, e kuptoje mirë se këtë radhë nuk ishe në ndonjë plate të rëndomtë, ku palët marrin disa kupa që i harrojnë madje në paradhomat e vendeve ku mezi ngjiteshin nëpër disa skena të kalbura.

Jo, këtë radhë, për herë të parë ndoshta, futbolli shkëlqente. Të gjithë ishin të veshur bukur, muzika ishte e jashtëzakonshme, papionët të merrnin mendtë, ndërkohë që elegance e barazia njerëzore vlerësohej kudo. Ishte njësoj si jashtë shtetit.

Lexo edhe

Sigurisht që nuk kishte shumë dyshime për emrat. Xhixha e Skuka janë më të mirët, se jo më kot shkuan në Metz e Karabag. Nga ana tjetër Shehi fitoi kundër Duros e Josës. Një fitore shumë interesante me dy trajnerë që i ka pasur në pankinë si ish-lojtar madje fitues. Shehi këtë vit dhe kampionatin e Superkupën. Për femrat vëmendja më e madhe ishte te ekipi i Vllaznisë dhe te Megi Doçi, sulmuesja absolute.

Përtej emrave të përveçëm, shija ishte fantastike. Kishe “qejf” të merrje pjesë. Dhe futbolli ka vuajtur gjithnjë për këtë finesën e eventeve. Në të shkuarën evente të tilla ishin të mbushura me bërxolla, birra, avuj alkooli, pa shije dhe pa element femër.

Këtë radhë ishte ndryshe. Dhe gjejeni pak? Partneri kryesor ishte DigitAlb e SuperSport. Sigurisht që ulje e ngritje e ka, por për fatin e mirë tonit dhe jo të të gjithëve, jemi ende Më të Mirët. Disa i ka marrë madje edhe malli. Nga këta të futbollit të Superiores sigurisht…

Lajme të tjera

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Kombëtare

“La Casa de Quiz” mbërrin në shtëpinë më të famshme të mbarë Shqiptarisë, “Big Brother VIP2 Albania”. Gazetari i SuprSportit, Gjergji Stefa, kishte përgatitur...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...