Kalimi i Tom Bradyt te Tampa Bay Buccaneers në futbollin amerikan duket se ka bindur që të rikthehet në sportin e luajtur dhe një tjetër ish-yll të New England Patriots. Rob Gronkowski, një prej legjendave të këtij sporti dhe miku më i mirë i Bradyt te Patriots vendosi të rikthehet sërish në fushë, pasi kishte lajmëruar më parë largimin nga futbolli amerikan për t’ju bashkuar Bradyt te ekipi nga Florida. 30-vjeçari, i cili ishte tërhequr nga sporti i luajtur në mars 2019, pak kohë pas suksesit të New England ndaj Los Angeles Rams në superbowlin e 53-të do të luajë për Tampan në fillimin e sezonit të ri.
Gronkowski kishte dhe një vit kontratë kur lajmëroi largimin nga sporti por dëshira e tij për t’u rikthyer i dha mundësinë Patriots që të transferonin lojtarin te Tampa në këmbim të zgjedhjes së katërt në draftin e ardhshëm. Gronkowski, i cili ishte tërhequr nga futbolli amerikan por jo nga sporti, pasi ishte pjesë e New England duket se u bind nga projekti i Tampës me Bradyn në krye për të qenë sërish pjesë e këtij sporti. Tom Brady u bashkua në muajin mars me ekipin e Buccaneers pas 20 vitesh me New England Patriots.
