Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“Më vjen keq”, kapiteni largohet pas 7 vitesh, zgjedh skuadrën e re

Ilkay Gundogan do të largohet nga Manchester City, por shpreson që më parë të fitojë tripletën, sukses që do kompletohej nëse fitohen finalet e FA Cup dhe Champions League. Përballë Manchester United dhe Interit.

Kapiteni i skuadrës së Pep Guardiolës, ndodhet në vitin e fundit të kontratës. Mundësinë  e rinovimit e ka refuzuar dhe në qershor do të vijë largimi nga Etihad pas shtatë viteve fantastike te City.

Lexo edhe:

Mesfushori i kombëtares gjermane (66 ndeshje dhe 17 gola me Pancerat), ka zgjedhur Spanjën për të vazhduar karrierën. Më saktë Barcelonën, klub që e kërkon prej kohësh.

32-vjeçari do të transferohet në “Camp Nou” nën urdhrat e Xavit me parametra zero dhe do të firmosë një kontratë 3-vjeçare me kampionët e Spanjës.

Gundogan ndodhet në kuotën e 9 golave dhe 7 asistimeve këtë sezon me Manchester City. Me skuadrën angleze ka fituar 12 trofe, numër që shpreson ta rrisë, duke filluar nga derbi i sotëm ndaj Manchester United në finalen e FA Cup.

Përballja e bukur dhe emocionuese që do të zhvillohet në “Wembley”, do të transmetohet në SuperSport 2.

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....

Kombëtare

Shtatori kuqezi sjell një rekord të ri për Shqipërinë edhë në renditjen botërore të FIFA-s. Falë barazimit në Pragë me Çekinë dhe fitores ekzaltuese...