Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

“Me yjet në dyshim”, në Izrael shpresojnë te mungesat e Brojës dhe Uzunit

Pas barazimit në Islandë me rezultatin 1-1, Shqipëria tashmë ka kthyer vëmendjen nga ndeshja e radhës në Nations League. Kuqezinjtë të cilat janë pjesë Grupit 2 në Ligën B, presin më datë 10 qershor në stadiumin Air Albania, Izraelin. Një ndeshje për t’u fituar duke qenë se objektivi kryesor i të besuarve të trajnerit Edy Reja është vendi i parë në grupin përkatës.

Ndërkaq, për sfidën me Izraelin mbeten në dyshim Myrto Uzuni që kaloi një dëmtim dhe ende nuk është në 100%, ndërsa situata është e ngjashme edhe për Armando Brojën që pasi mbylli “hesapet” me COVID-19 i është bashkuar grupit të kuqezinjve në stërvitje mirëpo nuk është në momentin e tij më të mirë.

Të dy lojtarët janë nhjë dyshim për teknikun Reja, teksa me vëmendje situatën në kampin shqiptar e ndjekin edhe izraelitët. Mediat atje i gëzohen faktit se Broja dhe Uzuni janë në dyshim, ndërsa theksojnë se dy yjet shqiptarë kanë pasur probleme së fundmi.

Mediat izraelite nuk harrojnë të theksojnë se bëhet fjalë për një lojtar të Chelsea dhe që kërkohet nga shumë klube në Premier League (Broja) dhe një tjetër që luan me Granadën në Spanjë (Uzuni) ndaj shpresojnë që dyshja të mos jetë në fushë për ndeshjen ndaj kombëtares së tyre. Megjithatë, mbetet për t’u parë edhe në këto dy ditë si do të vijojë përgatitja e tyre nga grumbullimi në Durrës, tek Tropikal.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...