Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

“Mea Culpa” pas 13 vitesh, arbitri norvegjez: Duhej të kisha akorduar penallti për Chelsean!

Për të “rrënjosur” një ndeshje futbolli në memorien e tifozëve nuk mjaftojnë vetëm që brenda 90-minutave të shënohen shumë gola apo të fitohet një trofe. Shpeshherë mjaftojnë edhe episode për ta bërë një sfidë të paharrueshme dhe ndeshja gjysmëfinale e Champions League në vitin 2009 mes Chelsea dhe Barcelonës ishte e mbushur me kontestime.

Spanjollët fituan të drejtën e finales pas rezultatit 1-1 në Stamford Bridge, teksa Andres Iniestas shënoi në fundin e lojës, mirëpo anglezët kontestuan gjatë për të paktën tre penallti të padhëna nga arbitri Tom Henning Ovrebo gjatë 90-minutëshit. Ky i fundit, mori edhe ofendime nga ana e Didier Drogba i cili në fund të ndeshjes theksoi se gjykimi i tij ishte për turp.

“Për ne, trupën e arbitrave do të ishte shumë më e lehtë nëse Barcelona nuk do të kishte shënuar golin. Chelsea do të prekte finalen e Champions League nëse nuk do të kishte shënuar Barcelona dhe më pas askush nuk do të merrej me penalltinë që nuk u akordua. Tifozët do të shkonin në lokal dhe do ta diskutonin episodin, por në fund gjithçka do të harrohej pasi objektivi do të ishte arritur.

Sigurisht, për arbitrin ka shumë presion në momentin që vijnë kontestime, por në fushë mendja nuk mbahet tek episodet e kaluara. Ndihej tensioni në tribuna, por atmosfera është pjesë e ndeshjeve të tilla.

Mendoj se tifozët e Chelsea nuk kanë të drejtë në momentin që pretendojnë katër apo pesë penallti në atë ndeshje, mirëpo të gjithë e njohin futbollin dhe besoj se një penallti në favor të anglezëve duhej ta kisha akorduar. Nuk mund ta them se cilin prej episodeve, por një penallti për Chelsean qëndronte. Në futboll ndodhin këto episode, por në atë kohë nuk kishte VAR”, u shpreh norvegjez.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...