Connect with us

Hi, what are you looking for?

UFC

MecGregor: Jam kampion i dyfishtë, e mund sërish Poirier, nëse Khabib…

Numërimit mbrapsht po i vjen fundi. Dueli i madh McGregor-Poirier po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e të pasionuarve të UFC-së. Dy luftëtarët do të zbresin në oktagonin e Abu Dhabit në orët e para të së dielës (04:00) për një nga sfidat më të rëndësishme të këtij viti, që nuk do të mungojë në ekranin e SuperSportit.

“The Notorious” mbërriti në vendin aziatik jo me avion, si të tjerët, por me jahtin e tij luksoz me vlerë 4 milionë dollarë. Një zbarkim plot stil, për ta përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme kthimin e tij një vit pas duelit të fundit, të cilin e fitoi për 40 sekonda përballë Donald Cerrones.

Conor McGregor do të përballet me një kundërshtar serioz, si Dustin Poirier. Objektivi është marrë fitoren për të harruar humbjen e rëndë të pësuar në duelin me Khabib Nurmagomedov në vitin 2019. McGregor dhe Poirier janë sfiduar mes tyre edhe në vitin 2014, në atë rast “The Notorious” iu imponua në 1’46” me një të djathtë vrasëse, duke mos i lënë rrugëdalje amerikanit.

Kanë kaluar 7 vjet, por irlandezi ndihet ende në formë:

“Ndihem sikur sapo kam filluar. Të gjithë më thonë: hej, Conor, ke bërë atë që mund të bëje, je më i pasur se Dana White, çfarë bën këtu?. Duaj të jem, dua të dhuroj spektakël. Jam i ri dhe kam pasur gjithçka: para, gjerdanë të artë, famë. Por dua më shumë. Dua që të gjitha arritjet e mia të vihen në radhë si në një film, që një ditë, kur të jem ulur me djalin tim, të mendoj të kaluarën dhe të shijoj jetën.”

“The Notorius”, gjithsesi, ruan respekt për kundërshtarin e tij amerikan.

“Poirier është një kundërshtar i madh, por unë jam kampion i dyfishtë dhe një kampion i dyfishtë i mposht dy herë rivalët e tij. Khabib? Gjërat shkuan në personale. Ka kaluar shumë kohë, por beteja mes meje dhe tij nuk ka përfunduar. Sporti nuk duhet të përfundojë. Unë nuk e kam pishman, nëse ai nuk do, nuk e ndjek. Ndërkohë, jam kthyer te peshat e lehta”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...