Connect with us

Hi, what are you looking for?

Atletikë

Luiza Gega kthehet në Shqipëri si Kampione Europe dhe rrëfen emocionet e suksesit për SuperSport

Luiza Gega kualifikohet në finale
Luiza Gega kualifikohet në finale

Luiza Gega ka mbërritur në Shqipëri pas fitores së medaljes së arit në 3000 metra me pengesa në kampionatin Europian të Atletikës, e duke konfirmuar dhe një herë tjetër vitin e mirë që po kalon.

Duke folur për “Super Sport” nga aeroporti “Nënë Tereza”, Luiza u shpreh se ndjehet shumë e lumtur për suksesin e arrirë.

“Shumë e lumtur që pas gjithë atyre viteve sakrificë dhe përpjekje, rezultatet në ngritje, por më hapa të sigurt më çuan te kjo medalje, më e madhja në karrierën time. Kam pasur një vit të mirë, besoja se mund t’ja arrija, sigurisht që nuk ishte e sigurt medalja e artë, por isha mirë.”-tha ajo.

Më tej kampionia shtoi strategjinë që përdori për të fituar: “ Ne kemi një sport shumë të matshëm, kisha kohën më të shpejt në Europë dhe kjo më bënte të besoja se mund t’ja arrija. E besoja dhe e doja shumë, e kërkova që në fillim. Vrapova shpejt në fillim, analizova çdo kundërshtare për të shkuar në vijën e finishit e para dhe gjithçka shkoi siç shpresoja.”

Luzia tha ndër të tjera se është favorizuar nga stërvitja vetëm, ndërsa theksoi se u ndje shumë krenare për flamurin që përfaqësonte.

“Duke qenë se stërvitem vetëm, unë di të garoj vetëm, ndryshe nga kundërshtarët që duan dikë ta tërheq. Unë bëj një nisje të shpejt, në ndryshim nga kundërshtarët. Ky ishte gabimi i tyre që më ndoqën në fillim dhe  nuk ishin mësuar me atë gjë dhe në fund nuk mundën të vazhdonin shpejt. Edhe ne mund t’ja dalim, mund t’ja dalim të jemi në maj te Europës. Jam ndjerë më krenare se kurrë për ngjyrat që përfaqësoja.”-tha Luiza Gega.

Atletja shqiptare ia doli që të kalonte e para vijnë e finishit, duke regjistruar kohën 9,11.31 dhe duke përligjur kështu dhe pritshmëritë e të gjithëve.

Gega ishte dominuese në pjesën me të madhe të garës duke qenë në avantazh për plot 2900 metra, ndërsa në fund kishte një avantazh prej gati 4 sekondash ndaj atletes më të afërt, që ishte gjermania Lea Meyer.

Duke përjashtuar 100 metrat e para, Gega ka kryesuar në 2900 metrat pasuese duke mos e vënë në asnjë moment në diskutim e duke treguar se në këtë disiplinë nuk njeh asnjë rivale, së paku në kontinent.

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...