Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Medel me ekip të ri, “pitbulli” shok me “ish”-in e Skënderbeut dhe Laçit

Gary Medel transferohet në Brazil. Kapiteni i kombëtares së Kilit, ka zgjedhur të vazhdojë karrierën në Brazil. Tek ekipi Vasco da Gama, aty ku pak ditë më parë u transferua edhe Serginho, ish-lojtari i Skënderbeut dhe Laçit në Superiore.

Mbrojtësi nga Kili, ishte pjesë e Bolognas në katër vitet e fundit. Teksa më parë ka luajtur me skuadra si Interi, Sevilla dhe Boca Juniors.

35-vjeçari, i cili e nisi karrierën si mesfushor “shkatërrues” dhe nga fundi u tërhoq në qendër të mbrojtjes, ka firmosur deri në dhjetorin e vitit 2024 me klubin e ri.

Lexo edhe: 

Dua të falënderoj tifozët për mikpritjen. Shpresoj që të sjell rezultatet pozitive që ju prisni.

E di që së bashku do ia dalim ta lëmë pas këtë situatë të vështirë”, deklaroi Medel, duke iu referuar faktit që Vasco da Gama nuk e ka nisur mirë sezonin e ri.

Gjatë karrierës së tij, “luftëtari” latin ka veshur 152 herë fanellën e Kilit. Kombëtare me të cilën ka fituar dy herë Kupën e Amerikës (2015, 2016).

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...

Premier League

United mposhti 2-1 Chelsean në “Old Trafford”, në një sfidë të hapur dhe të mbushur plot raste. Skocezi Scott McTominay ishte heroi i vendasve...