Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Mediat britanike: City ofron 200 milionë paund për yllin e PSG-së

Sipas mediave britanike, Manchester City ka vënë në shënjestër sulmuesin Kylian Mbappe, me kampionët e Anglisë që do të tentojnë të blejnë francezin në merkaton e muajit janar.

Trajneri Pep Guardiola beson se 19-vjeçari do të jetë një armë më shumë për skuadrën e tij në Ligën e Kampioneve dhe drejtuesit e “Citizens” janë gati të shpenzojnë shifrën prej 200 milionë paund për blerjen e kartonit të futbollistit nga Paris Saint Germain.

Nëse Manchester City do ta bëjë vërtet këtë ofertë për Mbappe, do të vendosë një rekord të ri për sa i përket merkatos së futbollit, duke thyer atë të vendosur nga vet klubi parizien në vitin 2017, kur i pagoi 198 milionë paund (222 mln euro) Barcelonës për blerjen e Neymarit.

Guardiola e vuri Mbappe në listën e tij të dëshirave, që në kohën kur sulmuesi ishte pjesë e Monacos, skuadër të cilën e ndihmoi që të eliminonte Cityn në Championsin e vitit 2017.

Me rregullin e ri të UEFA-s, nëse Guardiola ia arrin qëllimit do të ketë mundësi ta aktivizojë Mbappenë në Champions, edhe pse ai ka luajtur më parë ndaj Liverpoolit me fanellën e Parisit.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...