Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Mediat italiane: E ardhmja e Grezdës në Serie A

Paraqitja pozitive e Eros Grezdes në sfidën e “Loro Boriçit” ndaj të kaltërve, ka tërhequr vëmendjen e mediave italiane që parashikojnë një të ardhme në Serie A për mesfushorin me tipare sulmuese. Faqja e specializuar, “Tuttomercatoweb” thekson fillimisht se Grezda e vuri disa herë në vështirësi portierin Giggi Buffon, duke i dhënë një ndihmë të madhe në krahun e majtë edhe kapitenit Agolli. “Në aspektin e grintës, ai e vuri disa herë në vështirësi skuadrën e Venturës në ndeshjen e Shkodrës, kjo për meritë edhe të eksperiencave në disa kampionate konkurruese”, thekson faqja italiane që shton më pas se Grezda u bashkua që në moshën 15-vjeçare me Dinamon e Zagrebit dhe më pas provoi disa eksperienca të ndryshme në Austri dhe Slloveni përpara se të rikthehej në Kroaci te Lokomotiva e Zagrebit ku bëri hapin e madh të karrierës.

“Tuttomercatoweb” thekson se në krahun e djathtë të sulmit ai arrin të shfaqë gjithë potencialin e tij dhe kontrata e tij me klubin aktual të Osijek skadon në vitin 2021. “Trajneri Zekic ka në dispozicion një thesar të cilit mund t’i besojë shumë dhe nuk është rastësi që janarin e shkuar Crotone shfaqi interes për të. Kjo ndodhi pak ditë përpara debutiumit të tij me Shqiupërinë në Palermo dhe me shumë mundësi, gjatë merkatos së dimrit, interesi për të do të rikthehet”, përfundon shkrimin “Tuttomercatoweb”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...