Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Mediat keniane e bëjnë fakt të kryer kalimin te Tirana të dyshes Muguna-Muhamed

Te Tirana preferojnë të flasin vetëm nëpërmjet zyrtarizimit por mediat Keniane e bëjnë fakt të kryer transferimin e Keneth Muguna dhe Musa Muhamed në radhët e bardhebluve. Mediat në Nairobi madje japin edhe detajet dhe prononcimin e vetë protagonistëve që me zor presin të zbarkojnë në kryeqytetin shqiptar. Mbrojtësi dhe mesfushori që vijnë nga radhët e Gor Mahia ekipit që drejtonte Ze Maria para se të merte timonin e Tiranës, kanë marrë tanimë dokumentat e udhëtimit, një detaj jo pak i rëndësishëm po të kujtosh se futbollistët afrikanë shpesh mbeten peng i procedurave burokratike në ndaleset e tyre në aeroporte, dhe do të nisen drejt Shqipërisë këtë të dielë me zyrtarizimin që pritet të behet në fillimin e javës së ardhshme. Mesfushori Muguna, i kërkuar me ngulm nga trajneri brazilian, vjen te 24 herë kampionët e Shqipërisë me parametra zero pasi kontrata e tij me kampionët e Kenia-s ka përfudnuar , ndërkohë që për kartonin e mbrojtësit Muhamed mediat keniane pretendojnë se akordi është arritur për rreth 30 mijë euro. Musa Muhamed që ka luajtur me Gor Mahian që nga viti 2010 shprehet për mediat e vendit të tij madje, se është vërtet i kënaqur që ky transferim është kryer, dhe me zor po pret të fillojë udhëtimin e tij të re, duke shpresuar që të japë më të mirën e tij në kampionatin shqiptar.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...