Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Mediat lumë kritikash në drejtim të Italisë, Ventura në bankën e të akuzuarve

Italia ka tre ditë për të shpëtuar prestigjin, ndërsa trajneri i saj, Giampiero Ventura 90 minuta për të shpëtuar stolin. Është ky konkluzioni i mediave italiane, me kritikat që vërshojnë në drejtim të trajnerit të të kaltërve pas disfatës 1-0 të pësuar në sfidën e parë të Play-offit në Sotckholm përballë Suedisë. Kritika padyshim për lojën dhe zgjedhjet e trajnerit, por edhe në lidhje me reagimet e pas ndeshjes që kanë krijuar konfuzion pasi deklaratat e protagonistëve nuk është se kanë patur një efekt pozitiv. Pikë së pari irritimi i Venturës që akuzoi për një arbitrim shumë bujar në drejtim të Suedisë me teknikun që shprehu shpresën për një trajtim më të mirë nga drejtuesi i garës në sfidën e kthimit të hënën e ardhshme në San Siro. Trajneri madje është shfaqur në një farë mënyrë arrogant në prognozën e tij për një përmbysje duke e konsideruar dicka të tillë të sigurt. Italia mund ta përmbysë disavantazhin 1-0 por ndërkohë ka humbur në Suedi dhe i duhet të vuajë për të siguruar Botërorin në 90 minutëshin e ardhshm, dhe mbi të gjitha është një skuadër që para se të bëjë llogaritë me kundërshtarët duhet ti bëjë me veten e saj.

Kjo pasi nuk ka më rëndësi vlera e kundërshtarit, pasi cilësia e Italisë tani është në duyshim, dhe këtu padyshim një rol kanë patur edhe zgjedhjet e Venturës, që gjatë eleminatoreve ka ndryshuar pothuajse gjithmonë modul, ndërsa ndaj Suedisë lanë shumë për të dëshiruar mënyra e menaxhimit të aftësive të Verratit dhe Isnignes që u fut gjatë ndeshjes.

Nëse Italia e Venturës nuk shkon në Botëror, objektiv në të cilin Italia e futbollit ka dështuar vetëm një herë gjatë gjithë historisë së saj, sigurisht që kjo nuk do të jetë për arbitrimin e Cakir apo për atë devijim ters që solli golin e Suedisë. Diçka e tillë do të ndodhte si konseguencë logjike e një projekti të keqmenaxhuar dhe ndoshta që ju është besuar personave të gabuar. Dhe këtu në bankën e të akuzuarve janë jo vetëm trajneri Ventura por edhe presidenti i Federatës Italiane, Carlo Tavechio.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...