Tenis

Medvedev – Zverev, finalja e Mastersit të Shangait

Finalja e edicionit të 11-të të Mastersit të Shangait do të jetë Daniil Medvedev – Alexander Zverev. Të dy tenistët respektuan parashikimet, duke mposhtur kundërshtarët e tyre në vetëm dy sete dhe ditën e diel do të përballen për herë të pestë ndërmjet tyre në turnetë ATP.

Në gjysmëfinalen e pare, që ishte njëherësh edhe takimi më i rivalizuar, numri 4 i botës zbriti në fushën qendrore të Stadiumit Qi Zhong me bilancin 4 fitore në 4 sfidat me Tsitsipas, megjithëse për hir të së vërtetës në të gjitha ato ndeshje 21-vjeçari nga Athina ishte mundur duke fituar set. Të dy tenistët e filluan qetë takimin, ndoshta edhe për vetë faktin që e kanë siguruar pjesëmarrjen për në turneun përmbyllës të Londrës, ATP World Tour Finals, sidoqoftë të vetmet mundësi për “break” në setin hapës i pati tenisti nga Greqia, që në barazimin 4-4 e filloi turin e shërbimit të tenistit rus me shifrat 0-40.

23-vjeçari moskovit jo vetëm që i anuloi ato tri mundësi të kundërshtarit, por gjithashtu ia doli mbanë për të fituar edhe setin hapës në “tie break”, me rezultatin 7-5. Në setin e dytë fituesi i Mastersit të Cincinnatit e theu në servis tenistin helen që në lojën e tretë, gjithsesi pikërisht në momentin që Daniil Medvedev po shërbente për të mbyllur llogaritë në shifrat 5-4, Stefanos Tsitsipas reagoi shkëlqyeshëm, duke zgjatur akoma më shumë takimin.

Në fakt jo edhe për shumë, sepse tenisti rus reagoi pa humbur kohë, për të fituar edhe dy “game”-t e fundit të sfidës, duke mbyllur gjithë ndeshjen me rezultatin 7-6, 7-5 në vetëm 1h 39′ lojë. Në këtë mënyrë Medvedev, që gjatë vitit 2019 ka triumfuar në Sofie, Cincinnati dhe St. Petersburg, siguroi finalen e nëntë sezonale, për ta çuar në 5-0 bilancin e përballjeve me tenistin ballkanas, që mban numrin 7 në renditjen ATP.

Me shumë interes u prit edhe dueli tjetër Alexander Zverev – Matteo Berrettini, pasi të dy këta tenistë janë në rivalitet të ashpër edhe me emrat e tjerë si Roberto Bautista Agut, David Goffin, Fabio Fognini, Kei Nishikori dhe Gael Monfils, që shpresojnë gjithashtu për të siguruar edhe dy vendet e mbetura për në turneun e shumëpritur, që do të zhvillohet në mesin e muajit të ardhshëm në kryeqytetin britanik.

Kjo ishte sfida e parë në sipërfaqe të shpejtë, pasi bilanci ndërmjet tyre ishte në ekuilibër të plotë 1-1, me të dyja ndeshjet të luajtura në Foro Italico, në Mastersin e Romës, sidoqoftë këtë radhë nuk pati shumë histori, sepse numri 6 i botës u mjaftua thjesht me nga një game me “break” për secilin set, për të fituar krejt takimin ndaj numrit 13 të botës me rezultatin 6-3, 6-4 në vetëm 68′ gjithsej.

Kështu pas Romës, Montrealit dhe Madridit, Shangai mund të bëhet Mastersi i katërt në karrierë për 22-vjeçarin nga Hamburgu. Në krahun tjetër Daniil Medvedev ka mundësinë për t’u bërë tenisti i parë rus pas një dekade, që triumfon në Mastersin Kinez, që nga koha kur Nikolay Davydenko mundi në finale spanjollin Rafael Nadal.

Në lojë janë gjithashtu edhe plot 1.375.000 dollarë, gjithsesi Sascha kryeson 4-0 bilancin ndërmjet tyre, teksa e ka mposhtur tenistin moskovit në St. Petersburg, Washington, Miami dhe Toronto, duke humbur madje vetëm një set gjithsej.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency