Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Mega-operacion Milan-Juve, përfshihen 5 lojtarë

MILAN, ITALY - MAY 20: Leonardo Bonucci of AC Milan looks on during the serie A match between AC Milan and ACF Fiorentina at Stadio Giuseppe Meazza on May 20, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Mund të nisë një mega-operacion transferimesh në merkato mes Milanit dhe Juventusit, ku janë të përfshirë 5 lojtarë. Fatet e të ardhmes së Higuain, Bonucci, Caldara, Benatia dhe Pjaca duket se janë të varur tek njëri-tjetri me klubet respektive që kërkojnë të përmirësojnë sa më shumë ekipet e tyre. Një skenar shumë i ndërlikuar, që deri para disa kohësh mund të mendohej i pamundur për secilën nga tifozeritë. Ai që nisi të gjitha spekulimet është pikërisht Gonzalo Higuain, që me ardhjen e Cristiano Ronaldos, duket sikur nuk do të ketë më hapësira tek “Zonja e Vjetër”. Gjithashtu, sipas mediave italiane, Milani i ka hapur rrugën kalimit të mbrojtësit të tyre, Leonardo Bonuccit tek Juve, vetëm një vit pas ardhjes së tij nga torinezët. Por, 7 herë kampionët e Europës do të donin të fusnin një lojtar juventin në tratativë. Emri i preferuar nga kuqezinjtë është Mattia Caldara, i cili konsiderohet zëvëndësuesi perfekt për kapitenin e skuadrës së drejtuar nga Gennaro Gattuso. Caldara është 24 vjeç, e vendosja e tij në qendër të mbrojtjes së bashku me Romagnolin do t’i siguronte mbrojtjen jo vetëm Milanit, por dhe kombëtares italiane, për të tashmen e të ardhmen. Në orët e shkuara ka pasur disa takime midis menaxherit të ish-mbrojtësit të Atalantës dhe drejtuesve të Juves, gjë që ka shtuar zërat se e ardhmja e tij mund të mos jetë bardhezi. Nga ana tjetër Marotta dhe Paratici i kanë ofruar kuqezinjve Benatia, emër që nuk është pranuar nga Milani. Në lojë hyn dhe emri i Marko Pjacës, i cili në të shkuarën ka qenë shumë pranë skuadrës milaneze.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...