Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Vllaznia e femrave shkelqen edhe ne Champions

Vllaznia e futbollit të femrave nuk shkëlqen vetëm në Shqipëri por edhe në Europë. Vajzat shkodrane e nisën me një fitore të madhe aventurën e tyre në grupin 10 kualifikues të Uefa Champions League. Skuadra që dominon futbollin shqiptar prej 4 vitesh, mposhti 1-0 në transfertë skuadrën boshnjake të Sarejevos. Vllaznia bëri surprizën e madhe pasi skuadra vendase shihej si favorite e padiskutueshme për ta fituar këtë ndeshje, kjo për vetë faktin se Sarajevo është një skuadër shumë e fortë dhe në sezonin e kaluar të Champions Leagues së femrave arriti deri në fazën e 1/16-ave. Në stadiumin Hasim Ferhatovic Hase të kryqytetit të Bosnje Hercegovinës, vendosi një gol i mesfushores së kombëtares shqiptare të femrave Megi Doci.

Në minutën e 92-të numri 11 i Vllaznisë shfrytëzoi një asist perfekt të sulmueses Kristina Maksuti duke mposhtur portieren e Sarajevos Almina Hodzic dhe duke shtangur skuadrën vendase. Kampionet e Shqipërisë e nisën sfidën me këtë formacion. Mes shtyllave ishte serbja Liljana Gardijan ,në qëndër të mbrojtjes luanin dy futbollistet e kombëtares kuqezi, Albina Rrahmani dhe Arbiona Bajraktari ndërsa nga krahët e prapavijës,Lucie Gjini dhe Sara Maliqi. Mesfusha përbëhej nga kapitenja Esmeralda Franja që luante përkrah Megi Docit ndërsa nga krahët vepronin Suada Jashari  dhe malazezja Jadra Pavicevic. Në sulm ndërkohë aktivizoheshin Kristina Maksuti dhe Uendi Muja. Vllaznia bëri një paraqitje të mirë përgjatë gjithë 90 minutëshit duke marrë një fitore të merituar me vajzat shkodrane që tashmë do të kërkojnë kualifikimin në fazën tjetër edhe pse misioni nuk do të jetë i lehtë, për faktin se në grupin 10, bën pjesë edhe Paoku i Selanikut që në ndeshjen e parë mposhti me rezultatin e thellë 8-0, skuadrën nga Luksemburgu, Battembourg. E nisi me një humbje aventurën në grupin 8 skuadra kampione e Kosovës, Hajvalia që u mposht 2-0 në Budapest nga skuadra hungareze e Mtk.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...