Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Mehmeti: Duhej ta kishim mbyllur ndeshjen, prisja tension. Bravo çunave për shpirtin e garës

Pas triumfit 1-2 ndaj Kukësit në transfertë, trajneri i Partizanit, Dritan Mehmeti foli në emisionin Gol Pas Goli në Supersport ku theksoi se ishte një ndeshje ku pritej tensioni për vetë objektivat që skuadrat kishin, ndërsa falenderoi të tijtë për shpirtin luftarak.

“Nëse e marrim nga fillimi pritej të kishte tension se skuadrat kanë të njëjtin objektiv dhe aktorët në fushë së bashku me arbitrin janë në presion. Partizani në pjesën e parë duhej të shkonte tre apo katër gola, por është edhe fati në mes. Në të dytën do të zbrisnim pak poshtë dhe mund ta kishim mbyllur ndeshjen por Junior duhej të tregohej më altruist. Por, edhe Kukësi ka kualitete dhe i komplimentoj çunat për shpirtin e lartë të garës. Kam vetëm fjalë të mira për ta, por të qëndrojmë me këmbë në tokë se nuk kemi arritur asgjë”.

A ishte ndeshja më e mirë prej momentit kur ke marrë Partizanin? “Është një nga më të mirat duke pasur parasysh edhe rëndësinë e ndeshjes. Është një nga ndeshjet më të mira dhe lojtarët e kanë interpretuar siç e kishim përgatitur, kam vetëm fjalë të mira për të gjithë. Lojtarët meritojnë më tepër.

Futbolli është lojë gabimesh dhe duhet parë aspekti psikologjik pasi nuk mundet të dalësh aq shpesh para porte. Është edhe fati në mes prej shtyllave, sigurisht ka edhe gabime, por futbolli prandaj është i bukur sepse edhe rastet humben. Kam vetëm falenderime”, u shpreh Mehmeti.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...