Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Mehmeti e nis me “këmbë të mbarë” tek Dinamo, Skënderbeu “ngec” në transfertë

Pas tre ndeshjesh pa fitore dhe dy humbjeve radhazi, Dinamo rikthehet te suksesi në Kategorinë e Parë. Blutë e kryeqytetit mposhtën në transfertë me rezultatin e thellë 0-4 Besëlidhjen, duke i dhënë mundësinë edhe trajnerit Dritan Mehmeti të festojë në ndeshjen e parë nën drejtimin e skuadrës. Miqtë e vendosën shpejt sfidën në “shinat” e duhura teksa kaluan në avantazh në minutën e pestë me anë të Ivan dhe dyfishuan më pas me anë të Denisson shtatë minuta para se të mbyllej 45-minutëshi i parë.

Në fraksionin e dytë, Dinamo mbylli llogaritë e sfidës me golin e tretë në minutën e 67-të, sërish me anë të Denisson. Në fund, pati vend edhe për një gol të Imamit në minutën e 78-të teksa pas këtij trepikëshi, Blutë ngjiten në vendin e dytë me 34 pikë (po aq sa Skënderbeu), një më pak se Flamurtari kryesues.

LEXO EDHE:

ndeshjet e tjera, Skënderbeu nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në transfertë ndaj Burrelit. Korçarët ishin më kërkues në fushë, por pa lënë mënjanë edhe vendasit që u ndalën nga shtylla pas një goditje të Kolecit.

Gjithsesi, në fund nuk pati fitues me Skënderbeun që për momentin mban vendin e tretë me 34 pikë ndërsa Burreli mban vendin e nëntë me 22 pikë. Sakaq, Tomori mposhti në shtëpi me rezultatin 2-1 Orikun, Luzi barazoi pa gola me Turbinën ndërsa Apolonia mposhti Tërbunin me rezultatin 1-0.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...