Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Mehmeti: Europa objektiv minimal për Partizanin, presidenti “hedh” para për të dalë kampion

Pas fitores 4-0 ndaj Kastriotit, trajneri i Partizanit, Dritan Mehmeti foli në emisionin Gol Pas Goli në Supersport ku theksoi se për të kuqtë, garantimi i vendit në Europë është objektiv minimal pas presidenti Demi investon për të dalë kampion. Nga ana tjetër, Mehmeti shtoi se përsa i përket rinovimit të tij, ajo i përket klubit.

Garantimi i një vendi në Europë? “Është bërë një punë e madhe, dua të falenderoj djemtë të cilët kanë qenë profesionistë dhe do të ishte mrekulli të ishim edhe në finale të Kupës, na dhemb shumë ajo ndeshje. Për mendimin tim është një sukses, edhe pse minimal për Partizanin se presidenti investon miliona për të dalë kampion dhe ky është objektiv minimal, por si erdhi situata në pjesën e parë të sezonit nuk është keq.

Është pak e vështirë ta motivosh skuadrën kur del jashtë objektivave. Mendoj që kjo i takon klubit por trajneri është pjesa kryesore dhe së bashku me klubin duhet të bëhet një analizë e thellë dhe të nxirren mësime nga kampionati me shumë peripeci që kemi kaluar dhe më pas të vëmë “pikat mbi I” me problemet që solli ky kampionat dhe më pas të ndërtojmë skuadrën”.

Nëse do të ishit presidenti Demi, do ta konfirmonit trajnerin Mehmeti? “Është një pyetje e vështirë, por Gazin vetëm dua ta falenderoj për mundësinë dhe besimin”, u shpreh Mehmeti.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...