Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Mehmeti fjalëpak: Kombëtarja një ëndërr, gati të luaj titullar

Mehmeti fjalëpak: Kombëtarja një ëndërr
Mehmeti fjalëpak: Kombëtarja një ëndërr

Fjalë pak dhe i përqendruar te ndeshja me Poloninë. Kështu u shfaq Anis Mehmeti, një nga prurjet e reja të Sylvinhos në Kombëtare, në konferencën për shtyp nga ambientet e Shtëpisë së Futbollit në kryeqytet.

Ai zbuloi emocionet e grumbullimit me kombëtaren, teksa tha se është gati që cilësitë që ka, ti vërë në dispozicion të skuadrës, me qëllim marrjen e maksimumit në Poloni.

A mendoni se transferimi në janar solli edhe grumbullimin e parë në Kombëtare?
Po, sigurisht, ajo lëvizje ndikoi që unë të jem këtu sot.

Lexo edhe: 

A e prisni një fanellë titullari në Varshavë?
Po, unë jam gati. Luaj edhe sulmues i majtë, edhe fantazist, ndaj jam i përgatitur për të luajtur nga minuta e parë.

Cili është objektivi i skuadrës në Poloni?
Shkojmë në Poloni me synimin për të fituar. Kemi lojtarë shumë të fortë, që luajnë në skuadra të mira, ndaj duam të marrim tre pikët. I dimë vlerat e kundërshtarit, por ne shohim vetëm lojën tonë. Jemi gati të bëjmë lojën tonë, për të marrë maksimumin.

A mendoni se ftesa ka ardhur në momentin e duhur?
Është ëndërr për mua dhe familjen, që të luaj për kombëtaren shqiptare dhe të luaj për fanellën kuqezi. Unë kam folur me Sylvinhon, që kërkon të bëj të njëjtën gjë që po bëj me klubin në Angli.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...