Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Mehmeti: Jam i pakënaqur me fillimin, Skuka vjen nga Kategoria e Parë ndaj ka rënie ritmi

Trajneri Dritan Mehmeti e ka cilësuar si jo të mirë fillimin e ndeshjes kundër Teutës, të cilën kryeqytetasit e fituan me rezultatin 3-1.

Duke folur në emisionin “Gol pas Goli”, tekniku theksoi se Skuka është një lojtar shumë i mirë, teksa më tej shtoi se e kupton rënien e ritmit nga ai pasi vjen nga Kategoria e Parë.

Sipas Mehmetit ndeshja me Vllazninë është një histori tjetër, por shtoi se Partizani është seriozisht në garë për Europën si në kampionat ashtu edhe në kupë.

Ndeshja:Fillimisht dua të përgëzoj lojtarët për karakterin që treguan sot dhe i falenderoj për shpirtin e garës, edhe pse jam i pakënaqur për mënyrën si e nisëm garën edhe pse kemi punuar në aspektin psikologjik.”

Europa në dy kahe: “Gjatë gjithë kohës kam qenë i përqendruar që t’i injektioj skuadrës mentalitetin e duhur për të mbajtur garën në kampionat dhe kupë. Partizani duhet të respektoj veten dhe të luftojmë deri në fund në të dyja aspektet.”

Goditjet standarde dhe Marku: “Sa i përket goditjeve standardeve mendoj se pjesën e parë të kampionatit nuk kemi gabuar. Sa i përket Markut, duke ditur se është lojtar i shpejtë mendova që ndeshjen ta filloja me Markun dhe jam i kënaqur me të.”

Bitri dhe Skuka dhe barazimi i Vllaznisë: “Bitri unë mendoj se është një lojtar I Partizanit dhe është rikthyer në shtëpi dhe i dimë cilësitë e tij, Skuka është një lojtar i fituar dhe jam gjithmonë kërkues ndaj tij jo vetëm për golin, por edhe për mënyrën si sinkronizohet me skuadrën. Megjithatë duhet të dimë që ai vjen nga Kategoria e Parë dhe e kuptoj kur i bie ritmi. Sa i përket Vllaznisë, jam i fokusuar te ekipi im, ndërsa sa i përket kupës do jetë një histori tjetër dhe do tregohemi të kujdesshëm.”

 

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...